Lajme
Merlaku refuzon shtatëdhjetë euro, në vend të 43 milionë euro
Kohë më parë, Behar Merlaku kishte „fituar“ një shpërblim prej 43 milionë eurosh në një kazino austriake, në Bregenz. Gabimisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, aparati kishte treguar shifrëm fituese prej 42’949’672,86 eurove marramendëse. Por, gëzimi i Beharit ishte shumë i shkurtër, pasi drejtori i kazinos në fjalë i kishte thënë se bëhet fjalë për një defekt teknik të aparatit.
„Behari kishte përfunduar lojën dhe kishte kërkuar që t`i jepeshin të hollat që i kishin mbetur në aparat. Në atë moment, ai e kishte shtypur përsëri butonin `start` duke shkaktuar në këtë mënyrë një defekt teknik, me një shifër prej 42’949’672,85 eurosh», ka precizuar zëdhënësi i kazinove austriake, Himmelbauer.
Himmelbauer ka theksuar gjithashtu se shuma e mundshme maksimale që mund të fitohet në këtë aparat është 4’500 euro. «Ekziston edhe shuma e fitimit prej një milion eurosh, por vetëm në raste të Jackpotit të veçantë dhe në lloje tjerë të aparateve». Për këtë shkak, kazinoja refuzon t`i paguajë Beharit shumën prej 42’949’672,85 eurosh.
Për të satisfaksuar sadopak mllefin e kosovarit, kazinoja është treguar e gatshme që t`i paguajë atij shumën e fituar prej 70 eurosh gjatë asaj mbrëmjeje, ndërsa është paraparë që Beharit t`i ofrohet edhe një darkë si dëmshpërblim. „Shtëpia jonë ofron shërbim të mirë dhe ne përpiqemi t`i kënaqim klientët tanë, është pra normale që ne ofrojmë darkë, për t`i evituar keqkuptimet. Ky klient nuk ka pranuar 70 eurot e fituara, por ai ishte shumë i shqetësuar dhe një bisedë e qetë ka qenë e pamundur“, ka përfunduar Peter Himmelbauer.
Update Merlaku refuzon shtatëdhjetë, në vend të 43 milionë euro Kohë më parë, Behar Merlaku kishte „fituar“ një shpërblim prej 43 milionë eurosh në një kazino austriake, në Bregenz. Gabimisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, aparati kishte treguar shifrëm fituese prej 42’949’672,86 eurove marramendëse. Por, gëzimi i Beharit ishte shumë i shkurtër, pasi drejtori i kazinos në fjalë i kishte thënë se bëhet fjalë për një defekt teknik të aparatit. „Behari kishte përfunduar lojën dhe kishte kërkuar që t`i jepeshin të hollat që i kishin mbetur në aparat. Në atë moment, ai e kishte shtypur përsëri butonin `start` duke shkaktuar në këtë mënyrë një defekt teknik, me një shifër prej 42’949’672,85 eurosh», ka precizuar zëdhënësi i kazinove austriake, Himmelbauer.
Himmelbauer ka theksuar gjithashtu se shuma e mundshme maksimale që mund të fitohet në këtë aparat është 4’500 euro. «Ekziston edhe shuma e fitimit prej një milion eurosh, por vetëm në raste të Jackpotit të veçantë dhe në lloje tjerë të aparateve». Për këtë shkak, kazinoja refuzon t`i paguajë Beharit shumën prej 42’949’672,85 eurosh. Për të satisfaksuar sadopak mllefin e kosovarit, kazinoja është treguar e gatshme që t`i paguajë atij shumën e fituar prej 70 eurosh gjatë asaj mbrëmjeje, ndërsa është paraparë që Beharit t`i ofrohet edhe një darkë si dëmshpërblim. „Shtëpia jonë ofron shërbim të mirë dhe ne përpiqemi t`i kënaqim klientët tanë, është pra normale që ne ofrojmë darkë, për t`i evituar keqkuptimet. Ky klient nuk ka pranuar 70 eurot e fituara, por ai ishte shumë i shqetësuar dhe një bisedë e qetë ka qenë e pamundur“, ka përfunduar Peter Himmelbauer.
Një bug kompjuterik ka bërë që çmimi i parë prej 42 milionë eurosh, i fituar nga Behar Merlaku në Bregenz Kazino në Austri, nuk është dhënë. Djaloshi 26-vjeçar ka ngritur padi kundër kazinos dhe kërkon çmimin e fituar.
Duke luajtur në lojëra elektronike në një kazino në Bregenz në Austri, Behar Merlaku, 26-vjeçar, fiton çmimin e parë. “Në atë moment, dritat ndezën dhe muzika fillon”, tregon ai për gazetën “Blick.ch.”
Kështu që për vetëm disa sekonda Behari bëhet milioner dhe përjetëson këtë çast me celularin e tij. “Ishte një moment i papërshkrueshëm. Kam filmuar të gjitha momentet me telefonin tim celular, dukej aq e pamundur”, dëshmon ai. “Pastaj, menaxheri i kazinos, i sapoardhur, vendosi para meje se nuk kam fituar. Sipas tij, çmimi i parë është shkaktuar nga një bug kompjuteri”.
Behar Merlaku është i bindur se kazinoja po përpiqet ta mashtrojë. “Një punonjës i kazinos ka marrë me vete kartën elektronike, ku të dhënat janë të regjistruara dhe pastaj është zhdukur në një dhomë private, ndoshta për të shlyer të dhënat”.
Behar Merlaku ka ngritur padi kundër kazinos dhe ka zënë një avokat.
Një bug kompjuterik ka bërë që çmimi i parë prej 42 milionë eurosh, i fituar nga Behar Merlaku në Bregenz Kazino në Austri, nuk është dhënë. Djaloshi 26-vjeçar ka ngritur padi kundër kazinos dhe kërkon çmimin e fituar.
Duke luajtur në lojëra elektronike në një kazino në Bregenz në Austri, Behar Merlaku, 26-vjeçar, fiton çmimin e parë. “Në atë moment, dritat ndezën dhe muzika fillon”, tregon ai për gazetën “Blick.ch.” Kështu që për vetëm disa sekonda Behari bëhet milioner dhe përjetëson këtë çast me celularin e tij. “Ishte një moment i papërshkrueshëm. Kam filmuar të gjitha momentet me telefonin tim celular, dukej aq e pamundur”, dëshmon ai. “Pastaj, menaxheri i kazinos, i sapoardhur, vendosi para meje se nuk kam fituar. Sipas tij, çmimi i parë është shkaktuar nga një bug kompjuteri”. Behar Merlaku është i bindur se kazinoja po përpiqet ta mashtrojë. “Një punonjës i kazinos ka marrë me vete kartën elektronike, ku të dhënat janë të regjistruara dhe pastaj është zhdukur në një dhomë private, ndoshta për të shlyer të dhënat”. Behar Merlaku ka ngritur padi kundër kazinos dhe ka zënë një avokat.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











