Lajme
Dialogu në Bruksel nuk pritet të jep zgjidhje për veriun
Tensionet në veri të Kosovës do të mbeten edhe pas raundit të ardhshëm të dialogut që do të zhvillohet më 5 shtator në Bruksel, në rast se palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tanishme.
Për vulat doganore mund të gjendet zgjidhje në këtë raund, por jo edhe për qëndrimin e oficerëve doganorë në portat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Qeveria e Serbisë nuk do kosovarë në këto pika doganore.
“Besoj se do t’ia dalim të zgjidhim problemin e vulave doganore, edhe pse kjo është çështje krejtësisht e ndarë nga vendkalimet”, ka thënë për gazetën “Blic” shefi i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanoviq.
Sipas tij Serbia nuk mund të lejoj që Prishtina të vendosë instituione në veri, e as që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova.
E në Kosovë kanë konfirmuar se për doganierët fare nuk do të flitet përgjatë procesit të dialogimit me Serbinë. Këtë nuk e ka thënë Edita Tahiri, që drejton delegacionin kosovar, shkruan Koha Ditrore.
Sipas kësaj gazette një këshilltar i saj ka thënë se nuk do të deklarohet tash për tash për procesin.
Mirëpo zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i është kundërvënë Stefanoviqit. Ka thënë se me Beogradin zyrtar nuk do të dialogohet për punët e brendshme të Kosovës, në kuadër të të cilave ka futur edhe çështjen e dërgimit të oficerëve doganorë në pikat doganore të kufirit me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
“Ne nuk dialogojmë për rendin tonë juridiko-kushtetues, nuk dialogojmë për territorin e vendit, nuk dialogojmë për statusin. Kjo është e qartë. Ajo që është me rëndësi, është se çështja e dialogut dhe çështja e organizimit të brendshëm, rendit dhe ligjit, janë dy botë të ndara”, ka thënë Kuçi.
“Të mos tentojë dikush që është cenues i rendit dhe ligjit, që është cenues i sovranitetit të Kosovës, ta mjegullojë ambientin me dialog”.
Situata është tensionuar në veri rreth tri javë më parë, kur kryeministri Hashim Thaçi autorizoi njësinë speciale të policisë për të vënë nën kontroll pikat doganore në Jarinjë dhe në Bërnjak.
Paraprakisht Qeveria pati marrë vendimin për të aplikuar masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, sa i takon njohjes së vulës së Doganave.
E-Diaspora
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












