Sport
Futbollisti nga Kosova detyrohet të rikthehet në vendlindje
30-vjeçari frikësohet se asnjëherë nuk mund të shkon më në Gjermani, derisa flet gjuhën gjermane, ka punuar dhe nuk ka shkelur asnjëherë ligjin
Avdyl Haliti luan për klubin FC Kastrioti Stukenbrock në Gjermani. Por ai gjatë kësaj jave do të depërtohet në Kosovë, dhe kjo do të bëhet me dëshirën e tij, pasi që ky shtet i refuzoi kërkesën por leje qëndrim më të gjatë, duke i kërkuar atij ta lë vendin vullnetarisht, shkruan ‘Westfalen-Blatt.de’.
Ai ishte integruar në mënyrë të shkëlqyeshme në Gjermani dhe donte të qëndronte, megjithatë, duhet të kthehet në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Më duket se e gjithë toka është shembur mbi mua, pasi atje do të duhet t`ia filloj nga zero dhe nuk e di se si do ta arrij një gjë të tillë”, thënë futbollisti nga Kosova.
Ai është i detyruar të rikthehet në Ferizaj te prindërit e tij, pasi assesi nuk mundi të fitojë azilin në Gjermani. Ai ka shtuar se është munduar që këtë ta rregullojë edhe me anë të një avokati, por gjithçka ishte e kotë.
Avdyli në Gjermani për herë të parë kishte shkuar në moshën pesëvjeçare, ndërsa nëntë vite më vonë ishte kthyer në Kosovë. Më pas, në moshën 21-vjeçare, ai sërish vendosi të kthehet në Gjermani.
“Duke mos llogaritur ndërprerjet e shkurtra, unë jam në Gjermani tashmë nëntë vite dhe Gjermaninë e llogaris si vendlindje”, ka shtuar Avdyli.
30-vjeçari frikësohet se asnjëherë nuk mund të shkon më në Gjermani, derisa flet gjuhën gjermane, ka punuar dhe nuk ka shkelur asnjëherë ligjin.
Tashmë, ai duhet të kthehet në vendlindje dhe të luajë për Ferizajn. “Ata janë duke pritur me padurim, por ëndrra ime është të kthehem në Gjermani”, ka përfunduar Avdyl Haliti.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












