Kultura
Sot është ditëlindja e Karl Gegës, inxhinierit të madh shqiptaroaustriak
Gega është bërë i famshëm si ndërtues i hekurudhës së Semeringut (Semmeringbahn). Bëhet fjalë për hekurudhën e parë të ndërtuar në vise malore, në gjithë botën, që është kryevepër ndërtimore e tij dhe e Austrisë në atë kohë
Gazeta “der Standard” e Vjenës në kalendarin e saj në numrin e sotëm kujton ditëlindjen e Karl Gegës.
Më 10 janar 1802 në Venedik ka lindur inxhinierii famshëm me prejardhje nga Shqipëria, Karl Gega (Carl vonGhega), transmeton albinfo.ch. Ai rridhte nga një familje detarësh dhe i ati donte ta bënte edhe Karlin detar, por atë e tërhiqte më shumë matematika, fushë kjo në të cilën ai më vonë edhe doktoroi.
Nga viti 1851 ai për meritat e tij të mëdha si inxhinier ndërtimtarie merr edhe titullin kalorës (Ritter), që i shtohet emrit të tij.
Gega është bërë i famshëm si ndërtues i hekurudhës së Semeringut (Semmeringbahn). Bëhet fjalë për hekurudhën e parë të ndërtuar në vise malore, në gjithë botën, që është kryevepër ndërtimore e tij dhe e Austrisë në atë kohë.
Në vitin 1848 Karl Gega ishte emëruar inspektor gjeneral i hekurudhave shtetërore të Austrisë, ndërsa më vonë edhe është nderuar nga perandori Franz Joseph. Ai kishte bërë projektin edhe për rrjetin hekurudhor të gjithë Austrisë.
Gega nderohet edhe sot në Austri dhe kryevepra e tij është përjetësuar, veç tjerash edhe në kartmonedhat austriake.
Ai ka vdekur më 19 mars 1860.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










