Lajme
Strukturat paralele kërkojnë ndihmë nga Ban Ki Moon
Sipas tyre ekziston informata se KFOR-i EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë aksione
Kryetarët paralel të katër komunave veriore të Kosovës nëpërmjet një letre kanë kërkuar nga sekretari Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, që të parandalojë përdorimin ilegal të forcës dhe aksionet ushtarake ndaj civilëve në veri të vendit.
Në këtë letër përshkruhet edhe shqetësimi i banorëve serbë në veri, se veprime dhe aksione të tilla do të vazhdohen sërish në një të ardhme të afërt.
Sipas tyre ekziston informata se KFOR-i EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë aksione, të cilat do të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve në veri, e ndoshta edhe të ushtarëve të KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.
“Kjo është bazuar në deklaratën e dhënë për media nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ku thuhet se ‘do të rreshtojë të gjithë ushtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe policët shqiptarë në veri të Kosovës’. Andaj kërkojmë nga ju të ushtroni mandatin e juaj që ju është besuar dhe të informoni Këshillin e Sigurimit, si dhe Kuvendin, në mënyrë që të parandalohet operacioni i cili mund të ketë pasoja katastrofale”, thuhet mes tjerash në letër.
Kjo letër përveç sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, është dërguar edhe në adresë të shefit të UNMIK-ut në Kosovë, shefit të EULEX-it, shefit të OSBE-së në Kosovë, komandantit të KFOR-it, si dhe përfaqësuesit rajonal të UNMIK-ut në Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











