Lajme
Punëtorët kosovarë përfitojnë mbi 1.5 milionë euro nga privatizimi
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë këtë shumë për 1752 punëtorë të 10 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara
Në vazhdën e përshpejtimit të shpërndarjes së 20 për qindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, është finalizuar dokumentacioni i nevojshëm për shpërndarjen e pjesshme të fondeve edhe për 10 ndërmarrje shoqërore.
Paratë janë dhënë për ndërmarrjen shoqërore “Pashtriku” në Prishtinë, kooperativën bujqësore në Talinovc – Ferizaj, mandej ndërmarrjen “Tregtia” në Ferizaj, Morava e Epërme në Viti – Gjilan, Fabrika e vajit në Ferizaj, Elan në Vushtrri, Magjistrala në Prishtinë, Fabrika për prodhimin e kërpudhave dhe kompostit në Klinë, ndërmarrja “Komuna” në Prizren, si dhe ndërmarrja shoqërore “Klina” në Klinë.
Shuma e fondeve që do të shpërndahet për këto 10 ndërmarrje është 1.525.651 euro dhe nga kjo do të përfitojnë edhe 1752 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, të cilat në këtë fazë i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për të marrë një pjesë të 20 për qindëshit.
Kurse në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës për këto ndërmarrje shoqërore janë edhe 159 ankesa të pa shqyrtuara.
Zyra për informim e AKP-së ka bërë të ditur se pjesën e mbetur të 20 për qindëshit punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore të lartë përmendura do ta marrin pasi që Oda e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës merr vendimin përfundimtar lidhur me këto ankesa.
AKP-ja rikujton punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë privatizuar, se është e përkushtuar për shpërndarjen sa më të shpejtë të mjeteve të 20 për qindëshit.
Shuma e përgjithshme e 20 për qindëshit të shpërndarë deri më tani ka arritur shifrën prej 43.265.902 euro, nga të cilat 15.657.120 janë gjatë kohës së AKM-së, ndërsa 27.608.782 euro gjatë kohës së Agjencionit Kosovar të Privatizimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













