Lajme
Pas shumë vitesh si mjek në Suedi, është kthyer në Kosovë
Armend Agolli, është neurokirurgu spinal i vetëm në Kosovë
Armend Agolli është neurokirurg spinal, i cili pas shumë vitesh pune si mjek në Suedi, është kthyer në Kosovë.
Falë tij është formuar Qendra Spinale në Qendrën Emergjente, dhe janë kryer shumë operacione spinale, për të cilat, deri para ardhjes së tij, pacientët kanë udhëtuar jashtë vendit për këto shërbime, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Doktor Agolli, deri në vitin 2009 ka jetuar në Suedi, por kur e ka kuptuar se në Kosovë pacientët, në mungesë të një neurokirurgut spinal, është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për operacione të boshtit kurrizor, ai ka vendosur të kthehet në vendlindje.
Agolli, edhe në Suedi e ka ushtruar këtë profesion, ndërsa pagën mujore e ka pasur 5 mijë euro, ndërsa me vendosjen e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pagën mujore e ka 10 fish më të vogël, do të thotë rreth 450 euro.
“Unë merrem vetëm me neurokirurgji të boshtit kurrizor dhe palcës kurrizore. Jam i vetmi në Kosovë sa i përket kësaj lëmie. Pacientët është dashur më herët të dërgohen jashtë vendit, por me ardhjen time, tani operohen këtu, me këto kushte dhe me një sukses relativisht të mirë. Kam punuar më shumë se 10 vjet në Suedi”, thotë ai.
Përveç ndihmës që i jep pacientëve kosovarë, Agolli është angazhuar që të formojë edhe një qendër spinale në vend, që sipas tij, është shumë e domosdoshme.
“Pas ardhjes sime është krijuar një ekip spinal që është shumë i mirë, dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë”, shprehet ai.
Edhe pse sistemi shëndetësor ka nevojë për kuadro të reja të shkolluar jashtë vendit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë strategji adekuate për kthimin e tyre në Kosovë.
Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se rrethanat si ka funksionuar shëndetësia prej pas luftës, ka qenë e vështirë të krijohet strategji për kthimin e kuadrove që kanë shkuar jashtë vendit.
Që nga koha kur është kthyer në Kosovë doktor Agolli, janë kryer mbi 200 operacione spinaletë boshtit dhe palcës kurrizore, gjë që deri para ardhjes së tij, pacientët kanë udhëtuar jashtë vendit për të kërkuar këto shërbime.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











