Shkurt.ch
Zviceranët shkojnë më shpesh në muze se sa në kinema
Muzetë zvicerane kanë tërhequr 18.400.000 vizitorë gjatë vitit të kaluar, kundrejt 18.3 në vitin 2009. Ata shënojnë më shumë vizitorë se sa kinematë me 15.100.000 milionë, tregon me shumë kënaqësi sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Muzeve zvicerane (AMS) në një intervistë botuar të hënën nga e përditshmja “24 heures”.
Me 1090 muze, duke përfshirë edhe kopshtet zoologjike, Zvicra figuron në “krye të tri vendeve botërore” së bashku me Austrinë dhe Holandën, thotë David Vuillaume. “Në Zvicër na pëlqen të shoqërojmë ndryshimet, duke i përkushtuar një vëmendje të veçantë punës për të kaluarën”.
“Vetëm 4.5% e muzeve jetojnë me një buxhet më shumë se 5 milionë franga, kurse 3.5% me një buxhet më pak se 100 franga,” thotë David Vuillaume. Megjithatë, “konkurrenca nuk është në mes të muzeve. Por, në mes të aktiviteteve të lira ne kemi shumë për të bërë për të luftuar qoftë kundër piknikëve me familje, qoftë parqeve sikur Asterix”.
Sekretari i përgjithshëm i AMS-it vëren gjithashtu se “pritjet e publikut janë duke u bërë gjithnjë e më të larta. Ne duhet t’i tregojmë publikut një histori duke e vënë në skenë me drita, ngjyra, aroma etj. “.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











