Sport
Sadiku i hapur për rikthimin në Lugano
Armando Sadiku nuk dëshiron të jetë pjesë e Zurichut dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet te Lugano
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku nuk e ka përjashtuar mundësinë që të luajë në Lugano, ku trajner është emëruar Paolo Tramezzani, ish-ndihmëstrajner i Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
“E di që palët janë duke negociuar, agjenti im po merret me këtë situatë dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat. Në këtë moment preferoj të mos flas dhe të pres se çfarë drejtimi do të marrë kjo situatë”, është shprehur sulmuesi për mediat zvicerane.
Sadiku edhe më herët ka qenë pjesë e Luganos dhe pikërisht nga kjo skuadër kaloi në Zurich, ku luan tani, por në Ligën e Parë zvicerane.
“Sigurisht, e njoh mirë Luganon dhe gjithçka rrethon skuadrën dhe klubin. Gjatë periudhës që mbaja fanellën bardhezi jam ndier mirë edhe pse më vjen keq që nuk arritëm të ngjiteshim në Superligë. Tani konteksti ka ndryshuar duke qenë se skuadra po lufton për mbijetesën në kategorinë elitare. Për sa i përket Tramezzanit, nuk mund të flas veçse mirë”, theksoi sulmuesi shqiptar.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











