Lajme
Refuzohet iniciativa e UDC/SVP-së kundër emigracionit masiv
Iniciativa “Kundër emigracionit masiv” nisur në fillim të gushtit nga SVP/UDC lëndon ekonominë, ka bërë të ditur të premten Economiesuisse, duke kujtuar se lëvizja e lirë ka ngritur zhvillimin e vendit.
Iniciativa “Kundër emigracionit masiv”, nisur nga SVP/UDC, dëmton ekonominë dhe për këtë arsye Economiesuisse e hedh poshtë, thuhet në njoftimin e saj të publikuar të premten.
Pavarësisht nga kriza e euros dhe forca e frangut, Zvicra ka më pak papunësi në krahasim me pesë vjetët e fundit dhe pagat reale kanë shënuar rritje.
Tregje të hapura, një burokraci të lehtë në krahasim me vendet e tjera ndërkombëtare dhe një treg fleksibil i punës janë pikat e forta të ekonomisë zvicerane. Këto pika rrezikohen me iniciativën e SVP/UDC-së “Kundër emigracionit masiv”. Prandaj Economiesuisse, një organizatë ombrellë e ekonomisë, hedh poshtë këtë iniciativë.
Zhvillim dhe prosperitet
Lëvizja e lirë ka rritur zhvillimin dhe prosperitetin, ashtu siç ka krijuar edhe vende pune. Nuk ka pasur pasoja negative në paga ose papunësi. Në të kundërtën, sipas Economiesuisse pagat reale janë ngritur për 0.6% në vit mes 2002 dhe 2010. Ndërsa shkalla e papunësisë është prej 2.8%, sa gjysma e asaj të BE-së.
Sipas Economiesuisse, kërkesat e iniciativës janë të tejkaluara. Të huajt nuk kanë mundësi të plotë për t’u vendosur në Zvicër. Ata duhet të kenë një kontratë të vlefshme të punës, të jenë të pavarur, në gjendje të pavarur dhe të gëzojnë mjete të mjaftueshme financiare.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar
Zvicra po përballet me një mungesë të punëtorëve të kualifikuar. 83% e atyre që emigrojnë nga BE-ja kanë një diplomë të nivelit të mesëm dhe 51% prej tyre kanë një diplomë të shkollës së mesme.
Rifutja e kuotave që kërkohet nga SVP/UDC-ja nënkupton një kthim në më shumë burokraci dhe një pasiguri më të madhe për bizneset në vendimmarrje.
Iniciativa kërcënon marrëveshjet bilaterale mes Zvicrës dhe BE-së. Është iluzion të kërkosh negociata të reja për lëvizje të lirë të personave, negociatat do duhej të zhvillohen sipas kësaj iniciative brenda tre vjetëve.
Dhe nuk ka gjasa që institucionet e BE-së të pranojnë paraqitjen e kufizimeve në formë të kuotave dhe të një prioriteti për zviceranët. Pasoja përfundimtare e një mase të tillë do të ishte ndërprerja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe marrëveshja të tjera dypalëshe. Izolimi në të cilin kjo iniciativë do të vendoste Zvicrën rrezikon prosperitetin dhe vendet e punës, thotë Economiesuisse.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












