Lajme
Pritet që në 2013- n të nis ndërtimi i “Kosovës së Re”
Kosova që nga paslufta është ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike, por një situatë e tillë mund të përcjellë deri në vitin 2017 kur pritet të hyjë në prodhim Termocentrali “Kosova e Re”.
Ri-dizajnimi i projektit të Termocentralit Kosova e Re nga qeveria dhe ndikimi i faktorit ndërkombëtar, ka bërë që këtë projekt ta përcjellin probleme të ndryshe dhe të zvarritet për disa vjet.
Zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë thënë se projekti i transaksionit dhe nënshkrimit të kontratës do të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa ndërtimi do të nisë në 2013.
Sipas tyre puna përgatitore për zhvillimin e Termocentralit Kosova e Re janë në fazë të rëndësishme, të realizimit të dokumentacioneve të tenderit.
Termocentrali Kosova e Re me kapacitet prej 600 megavatësh është dizajnuar që të zëvendësojë kapacitetin e TC Kosova A dhe do të ketë një efiçencë më të lartë.
Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës kanë thënë se pjesëmarrja e institucioneve ndërkombëtare ka bërë që mos të harmonizohen qëndrimet me qeverinë e vendit.
Katër konsorciume ndërkombëtare, nga gjashtë sa kishin aplikuar për këtë projekt, i kanë përmbushur kriteret për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re: Adani Poëer/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, konsorciumi AES Electric lid/ Demir Export A.S nga SHBA-të dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe konsorciumi PPC Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania, janë ofertuesit e kualifikuar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












