Sport
Mavraj kalon testet në Hamburg
Kontrata e tij vlen deri në 2019, kur Mavraj do të jetë 33 vjeç, ndërsa rroga për çdo edicion do të jetë 1.8 milionë euro, pra gjithsej 5.4 milionë
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj sipas mediave gjermane ka kaluar testet mjekësore në Hamburg dhe do të largohet nga Kolni, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e Hamburgut do të japë rreth pesë milionë euro për futbollistin shqiptar. Trajneri i Hamburgut, Markus Gisdol e kërkoi një qendërmbrojtës të nivelit të lartë dhe me përvojë e shqiptari i plotësonte të gjitha kriteret.
Në 16 ndeshjet e luajtura në fazën e parë të kampionatit gjerman, 30-vjeçari nga Kosova nuk humbi asnjë minutë.
Kontrata e tij vlen deri në 2019, kur Mavraj do të jetë 33 vjeç, ndërsa rroga për çdo edicion do të jetë 1.8 milionë euro, pra gjithsej 5.4 milionë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












