Bota
Fshati gjerman po plaket, ftohen nga jashtë çiftet e reja me fëmijë
Dhe në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Sarajevë, administrata e qytetit ka deklaruar se fshati Otenshtajn me të vërtetë dhuron parcela komunale për familjet e reja me fëmijë
Për shkak të plakjes së popullsisë, shumë vende më të vogla në Gjermani, duke përfshirë fshatin Otenshtajn në veri të vendit, janë përballur me një situatë që të mbyllin shkollat sepse nuk kanë nxënës të mjaftueshëm.
Prandaj, udhëheqësit e këtij fshati gjerman u bënë thirrje çifteve të reja me fëmijë të vendosen në këtë vend.
Siç shkruan “Financial Times”, autoritetet gjermane në dekadat e fundit janë duke u angazhuar në mënyrë intensive për të tërhequr familjet e reja nga vendet e tjera për të zgjidhur problemin gjithnjë në rritje me plakjen, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara, numri i banorëve në vend deri në vitin 2050 do të reduktohet në 74.5 milionë.
Përqindja e gjermanëve edhe 15 vjet mund të bjerë në 13 për qind. Numri i njerëzve të moshës mbi 60 vjeç, sipas vlerësimeve mund të rritet nga 27 në 39 për qind.
“Ndryshimi demografik është një nga sfidat më të mëdha të Gjermanisë”, tha në fillim të këtij viti Wolfgang Schäuble, ministër i financave.
Autoritetet gjermane besojnë se pranimi i çifteve të reja me fëmijë mund pjesërisht të zgjidh të paktën problemin e popullsisë gjithnjë e më të vjetër.
Dhe në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Sarajevë, administrata e qytetit ka deklaruar se fshati Otenshtajn me të vërtetë dhuron parcela komunale për familjet e reja me fëmijë.
Në fund të fundit, ndërtimi i një shtëpie në Gjermani, si dhe kostoja e jetesës në përgjithësi nuk është e lirë. Në Otenshtajn dhe zonën përreth ka shumë vende të lira pune (p.sh. në fushën e kujdesit mjekësor, gastronomisë dhe zejtari).
Por këtu është edhe rregull që një leje pune mund të lëshohet vetëm nëse diploma e fituar në kualifikimet e kryera do të jetë e njohur në Gjermani. Shanse për një punë normale kanë vetëm personat që ka një njohuri të mirë të gjuhës gjermane.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










