Bota
Vdes nga infarkti, ikona e muzikës pop, George Michael
Një nga hitet e tij ishte “Last Christmas” një këngë kushtuar krishtlindjeve. Dhe, për ironi të fatit, këto ishin edhe Krishtlindjet e fundit të jetës së tij

Ikona e muzikës pop, George Michael ka ndërruar jetë të dielën në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire në Angli. Ai vdiq nga infarkti.
Një nga hitet e tij ishte “Last Christmas” një këngë kushtuar krishtlindjeve. Dhe, për ironi të fatit, këto ishin edhe Krishtlindjet e fundit të jetës së tij.
Këngëtari dhe kompozitori i famshëm vdiq në moshën 53 vjeçar.
Sipas zëdhënësit të tij ai vdiq i qetë në shtëpinë e tij.
Zëdhënësi, ka kërkuar që në emër të familjes së tij të respektohet privatësia në këtë kohë të vështirë. Gjatë kësaj kohe ata nuk dëshirojnë të japin komente të tjera.
Mirëpo më vonë u bë e ditur se vdekja e tij erdhi nga sulmi në zemër – infarkti.
Michael u bë i famshëm në vitet e 80-ta me duetin Wham!
Më pas, ai filloi një karrierë të suksesshme solo. Gjatë karrierës së tij pothuaj 40-vjeçare, ai ka shitur më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën.
Në nëntor, Michael përfundoi dokumentarin “Freedom”, i cili do të lansohet në mars të vitit 2017.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz