Sport
Majlinda: Xhudo është jeta ime
“Unë jam kampione evropiane, botërore dhe olimpike. Unë ende dua të shkoj dhe t’i fitoj të gjitha”, u shpreh Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi ditë më parë u shpall xhudistja e vitit nga Federata Ndërkombëtare, dhe është në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare.
European Judo Union ka realizuar një dokumentar për kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi, përcjell albinfo.ch.
Ajo nuk arriti sukses me Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Londrës, por këtë e arriti me Kosovën në Rio, duke fituar medaljen e artë.
“Kemi traditat e njëjta. Por, natyrisht që gjithmonë kam dashur ta përfaqësoj Kosovën sepse unë kam lindur këtu dhe gjithçka ka filluar prej këtu, në Kosovë. Shqipëria ka mbi 100 vjet pavarësi, por Kosova është shtet i ri dhe unë kam dashur ta promovojë dhe t’i tregojë botës se sa i mirë është vendi im, sa të mirë janë njerëzit dhe që kemi fëmijë të talentuar”, është shprehur kampionia olimpike.
Karriera e saj nuk ishte e lehtë, derisa ka thënë se xhudon e ka jetë dhe këtë sport nuk e ushtron për para. “Është ndryshe kur bën xhudo për para ose kur e do atë. Xhudo është jeta ime, dhe nuk jam duke e thënë vetëm për hir të intervistës, por me të vërtetë. Nuk bëj asgjë tjetër, vetëm xhudo”, theksoi xhudistja pejane.
Ajo nuk e ka ndërmend të ndalet. “Unë jam kampione evropiane, botërore dhe olimpike. Unë ende dua të shkoj dhe t’i fitoj të gjitha”, nënvizoi Kelmendi.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











