Bota

Sa të larta janë pensionet në Gjermani?

Është e konfirmuar nga statistikat se pensionistët në Gjermani mesatarisht marrin një pension prej rreth 800 eurosh

Statistikat janë relativisht të besueshme, por ato jo gjithmonë mund të nxjerrin edhe  përfundime të sakta. Sipas statistikave të Fondit pensional gjerman, pensionet mujore në Gjermani kapin shumën rreth 1.200 euro. Kjo duket mjaft e mirë, veçanërisht në krahasim me disa vende të tjera evropiane. Por, ekspertët paralajmërojnë se pensioni mesatar i pensionistit “virtual”, i cili ka 45 vjet përvojë, i cili fiton të drejtën e daljes në pension dhe i cili fiton një rrogë mesatare gjermane (aktualisht rreth 2,700 euro), nuk është i njëjtë. Në të vërtetë, sa prej tyre fitojnë më pak se mesatarja?

Siç raporton DW, në realitet është e konfirmuar nga statistikat se pensionistët në Gjermani mesatarisht marrin një pension prej rreth 800 eurosh. Kufiri i varfërisë që secili vend e ka definuar ndryshe, në Gjermani për një familje me një person pa fëmijë është rreth 900 euro, për një çift pa fëmijë rreth 1300 euro dhe për një çift me dy fëmijë të vegjël është mes 1.900 dhe 2.000 euro. Shoqata të ndryshme nëpër portalet e tyre të internetit paralajmërojnë qytetarët gjermanë që nuk duhet të ankohen nga statistikat që nuk duken edhe aq keq.

Formula për llogaritjen e pensionit, në fakt, është shumë komplekse dhe informacionet mbi shumën e pensionit në Gjermani janë vetëm të sakta nëse bëhen sipas llogaritjeve të Fondit pensional gjerman dhe statistikave të ilustruara që tregojnë lidhjen mes pensioneve mesatare dhe pagave mesatare dhe shuma e kontributeve të bëra në fondin e pensionit shtetëror.

Ata tregojnë se pensioni mesatar as për afërmi nuk përafrohet me të ardhurat mesatare. Megjithatë, në rritje janë kontributet e pensioneve. Për më tepër, hendeku mes atyre që fitojnë shumë pak dhe atyre që fitojnë më shumë është në rritje. Sipas parashikimeve, ky hendek do të rritet edhe në të ardhmen.

Frika nga varfëria në pleqëri është një temë që kohët e fundit është përhapur shumë në Gjermani. Arsyet për këtë janë parashikimet për të ardhmen dhe statistikat tregojnë se në dhjetë vjetët e fundit numri i të varfërve në mesin e popullatës së moshuar po rritet shumë më shpejt se sa grupet e tjera të popullsisë, përcjell albinfo.ch.

Një raport i publikuar së fundi nga Eurostat tregon se 5,6 milionë njerëz në Gjermani mbi 55 vjet janë të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social, ndërsa në vitin 2004 ky numër ishte 4.5 milionë euro. Në Norvegji varfëria kërcënon me një përqindje shumë të vogël në grupin e të moshuarve më të vjetër se 55 vjet (9.3%) apo Holandë (11 3%), në vende të tjera situata është edhe më keqe. Në Rumani rreziku i varfërisë kërcënon 44.2% të pjesëtarëve të kësaj grupmoshe dhe në Letoni me 37.1 për qind.