Lajme

Reagon Stefanoviq

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Borko Stefanoviq ka deklaruar se është afër qe të arrihet një zgjidhje për pikat kufitare 1 dhe 31.

“Jemi afër zgjidhjes së krizës, pres që gjatë paradites të gjendet një zgjidhje dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës “ROSU” të tërhiqen” ka thënë Stefanoviq.

I pyetur të komentojë urdhrin e kryeministrit Hashim Thaçi që të dërgohen më tepër trupa “ROSU” në Jarinje, Stefanoviq është përgjigjur se “pavarësisht kësaj zgjidhja është e mundshme vetëm se duhet reaguar ngadalë dhe qetë”. 

Stefanoviq bashkë me ministrin serb për Kosovë Gorabn Bogdanoviq kanë qenë në konsultime të vazhdueshme me komandantin e KFOR-it Erhard Buhler i cili ka shërbyer edhe si ndërmjetësues në kontaktet me kryeministrin Thaçi.