Lajme
Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll edhe pikën kufitare 1

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka thënë se operacioni i policisë është zhvilluar me sukses dhe rreth orës 8 e 30 të mëngjesit është realizuar plani B i policisë. Rexhepi ka thënë se vendosja e policisë në pikat kufitare 1 dhe 31 është pjesë e shtrirjes së ligjshmërisë në këtë pjesë.
Ministri ka thënë se njësit speciale do të qëndrojnë në këto pika kufitare derisa është e nevojshme. Në pikat kufitare 1 dhe 31 janë vendosur policët kufitarë dhe doganierët.
Ministri Brendshëm ka njoftuar se gjatë këtij operacioni janë lënduar 4 policë të Kosovës, njëri prej tyre me një mjetë shpërthyes, ndërsa 3 të tjerë me gurë. Ndërkohë mbrëmë Policia e Kosovës ka rimarr nën kontroll pikën kufitare 31 në veri të vendit. Aksioni i policisë kishte filluar mbrëmë rreth orës 22 00.
Me të kuptuar për aksionin e policisë, strukturat paralele serbe kanë organizuar bllokimin e rrugës për në pikën kufitare 1. Ministri Rexhepi ka konfirmuar se për këtë aksion nuk ka pasur koordinim me EULEX-in.
Vendimi i Qeverisë për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri ka marrë mbështetjen edhe kundërshtari më i madh i Qeverisë, Lëvizja “Vetëvendosje”.
Nëpërmjet një komunikate për media aksionin e Policisë së Kosovës “Vetëvendosje” e ka quajtur vendim të kuptueshëm, të drejtë dhe të arsyeshëm.
Sipas kësaj lëvizjeje vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, në kuadër të reciprocitetit karshi Serbisë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore, “prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë” thuhet në komunikatë.
Kjo lëvizje shpreson që qeveria ka nisur me zbatimin e një plani e një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Sipas tyre, shteti i Kosovës kurrsesi nuk bën të zmbrapset tash.
“Populli dhe institucionet e Kosovës tash duhet të jenë vigjilentë dhe të organizuar për ta mbrojtur Kosovën, për ta mbështetur pa kursim policinë e Kosovës që e mbron Kosovën. Organizimi i përbashkët i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqërore do ta përshpejtonte dhe lehtësonte fitoren. Lëvizja VETËVENDOSJE!, me të gjithë aktivistët dhe anëtarët e saj, është e gatshme dhe shumë e interesuar që të kontribuojë për këtë. Tash është koha që institucionet më të larta shtetërore të mos administrojnë teknikisht por të prijnë politikisht” thuhet në komunikatën e “Vetëvendosjes”.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës inkurajon Qeverinë e Kosovës që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës.
AAK-ja po përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Duke pasur parasysh nevojën jetike për rivendosjen e kontrollit shtetëror legjitim në atë pjesë të Kosovës dhe posaçërisht në pikat kufitare-doganore 1 dhe 31, vlerësojmë se operacioni i Policisë së Kosovës duhet të rezultojë me krijimin e mundësisë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit. AAK është e bindur se situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës është problem i mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Ne çmojmë vullnetin e oficerëve të Njësive Speciale të Policisë për detyrën ndaj vendit, duke qenë të bindur në përgatitjet e larta fizike dhe profesionale të tyre.
Në të njëjtën kohë, AAK fton Qeverinë e Kosovës që të koordinojë plotësisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme të vendit.
Lexoni po ashtu:
Reagon StefanoviqGentelini: Operacioni e Kosovës nuk ishte i dobishëmKosova merr nën kontroll pikat kufitare me Serbinë
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€