Bota
Gjermania fillon dëbimin e afganëve
Gjermania fillon sot me dëbimin e refugjatëve nga Afganistani. Bëhet fjalë për refugjatë të cilët janë refuzuar për të marrë azil, njoftojnë mediat gjermane.
Sipas organizatës që kujdeset për refugjatët, qeveria gjermane, të mërkurën mbrëma nga Aeroporti Frankfurt planifikon fluturimin e parë çarter për në Afganistan, në të cilin duhet të gjenden 50 refugjatë të cilët nuk kishin asnjë të drejtë ligjore për të qëndruar në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë refuzoi të konfirmojë lajmin, por më parë njoftoi se do të fillojë dëbimin.
“Dëbimet për në Afganistan rrezikojnë jetën e njerëzve. Për të dëbuar njerëzit në Kabul është e papërgjegjshme “, thotë organizata humanitare “Pro Asylum”, e cila vuri në dukje se në Afganistan është ende duke u luftuar.
Der Spiegel raporton që refugjatët ne dëbuar në Kabul duhet të vendosen në qendrat e paraburgimit.
Sipas Pro Azil kërkesa për azil kanë parashtruar rreth 30,000 afganë. Shumë prej tyre erdhën me valën e refugjatëve.
Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Thomas de Maiziere kishte paralajmëruar aksione të dëbimit të refugjatëve afganë, të cilët, ndryshe nga ata nga Siria nuk fitojnë automatikisht mbrojtje kundër dëbimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













