Lajme
Eshtrat e Isa Boletinit do të prehen në vendlindjen e tij
Gati një shekull pas vrasjes, shumë vite qëndrimi në adresë të fshehtë dhe premtimeve të shumta, eshtrat e Heroit Kombëtar, Isa Boletini, më në fund do të prehen në vendlindjen e tij.
Mbetjet mortore të Heroit Kombëtar, dy djemve dhe bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan zyrtarisht kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati. Në Zhabar të Mitrovicës, Imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tani, në prani të zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, mbetjet mortore ia ka dorëzuar kreut të Mitrovicës.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe akademik Pajazit Nushi, eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, intelektualë të njohur, familjarë të Heroit Kombëtar dhe të bashkëluftëtarëve të tij.
Imami Murati, për herë të parë e bëri të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij pasi ato u kthyen nga Podgorica ku u vra më 1916.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka thënë se Mulla Asllani meriton respekt të posaçëm për ruajtjen e eshtrave në kohë të vështira, andaj edhe në emër të të gjithëve e falënderoj për atë që ka bërë.
Rivarrimi i tyre do të bëhet me 28 nëntor në fshatin e tij të lindjes me një ceremoni madhështore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














