Lajme
SHBA-ja përkrahë Kosovën për embargon
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman, ka deklaruar se vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e importeve nga Serbia, ishte rrjedhojë e bllokadës së mëhershme tregtare që Serbia kishte vendosur kundruall Kosovës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Countryman ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shihnin një qasje legale të të dyja palëve ndaj kësaj çështjeje.
“Na vjen keq që qeveria e Kosovës ishte e detyruar të vendosë masa të ndërsjella në marrëdhëniet tregtare me Serbinë. Nuk do të dëshironim të shihnim një qasje të tillë. Në të njëjtën kohë duhet të shohim të vërtetën se Serbia ka filluar një bllokadë të tillë ndaj mallrave të Kosovës para më shumë se dy vjetësh. Edhe ajo bllokadë është jolegale kundruall marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën qendrore, të cilën Beogradi e ka nënshkruar vjet më parë dhe nuk lejon bllokadë të tillë as nga ana e Serbisë e as nga ana e Kosovës. Duam të shohim thjeshtë një qasje legale të të dyja palëve”, ka thkesuar Countryman.
Ai ka thënë se edhe shtyrja e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajin shtator, ka të bëjë me çështjen e bllokadës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











