Lajme
BE-ja ia humb Kosovës miliona euro
Produktet kosovare që nga fillimi i këtij viti nuk mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian, pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.
Përfaqësues të bizneseve kanë deklaruar se më ndërprerjen e preferencave tregtare, Kosova ka humbur milion euro eksport.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka theksuar se mungesa e preferencave ka bërë që shumë kompani të humbin një pjesë të madhe të tregjeve të eksportit, raportojnë mediat.
Përveç efekteve negative që janë shkaktuar në eksport, sipas tij ndalimi i preferencave ka pasur ndikim edhe në efektin e punësimit, në pozitën konkurruese, si dhe në humbjen e partnerëve.
Ai ka vënë në pahë se institucionet vendëse dhe ndërkombëtare, deri tash nuk kanë bërë asgjë që këto preferenca të vazhdohen.
Një ndër bizneset e shumta të cilat kanë pësuar nga mos vazhdimi i preferencave tregtare është Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle” në Rahovec. Menaxherët e kësaj kompanie, kanë theksuar se humbjet në këtë kompani janë shumë të mëdha, pasi që me produktet e tyre, tani janë jo konkurrues.
Hapat e marrë nga Qeveria e Kosovës për vazhdimin e këtyre preferencave tregtare, sipas tyre kanë qenë pa rezultate.
Por, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila, kohë më parë për media, ka thënë se institucionet e BE-së po mundohen që përmes Komisionit Evropian të arrijnë një konsensus, që në shtator të këtij viti, kjo çështje të zgjidhet.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










