Lajme

Sivjet gjithsesi udhërrëfyesin, thotë Hoxhaj

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj pret që Bashkimi Evropian t’ia ofrojë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizim të vizave gjatë këtij viti.

Vonesat sipas tij do të thonë mesazh negativ për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, zyrtarë të Qeverisë kanë kërkuar nga Brukseli që Kosova në muajt e ardhshëm të lidhë marrëdhënie kontraktuale dhe tregtare me Bashkimin Evropian.

Zyrtarë të Qeverisë kanë deklaruar se janë plotësuar të gjitha kushtet që i kërkon Komisioni Evropian.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka konfirmuar se ka marrë garanci nga europarlamentarët se gjatë këtij viti, Kosova do ta marrë udhërrëfyesin.