Bota
Kampionët e Evropës për nga rritja e PBB-së
Rumania me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e tretë të këtij viti prej 4.6 për qind është kampion në mesin e anëtarëve të BE-së.
Pastaj vjen Bullgaria me një rritje prej 3.4 për qind, sipas të dhënave të fundit nga Eurostat.
Vendin e tretë dhe të katërt e zënë Spanja dhe Sllovakia, në tremujorin e tretë, të cilat kanë regjistruar rritje ekonomike prej 3.2 për qind në vit, sipas Eurostat.
Sllovenia është e pesta me zgjerimin ekonomik prej 3 për qind, përpara Suedisë dhe Qipros, të cila kanë regjistruar rritje të GDP prej 2.8 për qind, ndërsa e teta është Kroacia me një rritje prej 2.7 për qind në vit.
Lista e 10 vendeve të para të BE-së në përputhje me rritjen e PBB-së përfundon me Holandën, ekonomia e së cilës u rrit me 2.4 për qind në vit dhe me Britaninë, me 2.3 për qind.
GDP e Eurozonës në tremujorin e tretë u rrit për 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa norma vjetore u rrit me 1.7 për qind.
Në të njëjtën kohë ekonomia e 28 shteteve në tremujorin e raportimit u rrit me 0.4 për qind në baza tremujore dhe vjetore me 1.9 për qind, njoftoi në faqen e internetit Eurostat.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














