Lajme
Ivanoviq: Serbët e veriut nuk pranojnë juridiksionin e Prishtinës
I ashtuquajturi sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinw e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë e serbët nga veriu i Mitrovicës nuk do të pranojnë juridiksionin e Prishtinës.
Ai ka theksuar se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që në vend të dy komunave për Mitrovicën, siç është e paraparë me planin e Ahtisarit, të shqyrtohet mundësia për një komunë të integruar, janë shqetësuese për banorët serbë.
“Në vend të ideve të tilla, të cilat padyshim shqetësojnë komunitetin serb, propozoj që Prishtina të shqyrtojë mundësinë të pranojë realitetin në terren, e ky realitet është që veriu i Mitrovicës që është i banuar kryesisht me serbë, nuk do ta pranojnë juridiksionin e Prishtinës, të paktën jo ashtu siç e kanë menduar shqiptarët”, ka thënë Ivanoviq.
Ivanoviq iniciativën e kryeministrit Thaçi e ka quajtur si një shaka për popullin shumë të varfër të Kosovës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












