Lajme
Krasniqi: Qytetarët përcaktojnë fatin e atyre që merren me politikë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas kthimit nga Brukseli, ka deklaruar se çështja e imunitetit të deputetëve është mirë e përcaktuar me Kushtetutë dhe ligje.
I pari i Kuvendit u ndal edhe te deklarata e ambasadorit Dell, se Krasniqi po sfidon institucionet ndërkombëtare, duke thënë se këtë deklaratë më shumë e sheh si tentim për të ikur nga problemet reale që ka Kosova.
“Kosova ka më shumë probleme përpara që duhet t’i zgjidhë dhe duhet ta qartëson rrugën e vet për të ecë përpara të natyrës politike, ekonomike, sundimit të rendit dhe ligjit dhe këtë ndoshta e shoh si një tentim për të ikur nga problemet reale dhe konkrete që i ka Kosova dhe të cilat probleme i mundojnë të gjithë qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, sa i përket kontestimit që Krasniqi të mbetet në pozitën që është, ai tha se qytetarët janë ata që përcaktojnë fatin e politikanit.
I pyetur nëse ka ndonjë tendencë për eliminimin e tij dhe deputetit Fatmir Limaj nga skena politike, Krasniqi nuk deshi të paragjykojë, por ka thënë se po angazhohet për mbrojtjen e rendit dhe të ligjit.
Deri më tash liderët e institucioneve të larta të Kosovës nuk e kanë sqaruar se kush e ka përgjegjësinë për çështjen e imunitetit të deputetëve, të cilët janë nën hetime.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












