Lajme
Pista të ndryshme për pengjet zvicerane në Pakistan
Sipas gazetarit pakistanez Imtiaz Gul, pengjet duhet të jenë ose në duar të talibanëve pakistanezë ose të lëvizjes islamike të Uzbekistanit IMU.
Kanë kaluar dy javë nga kidnapimi i një çifti zviceran në Pakistan dhe ende askush nuk ka të dhëna rreth vendndodhjes së tyre. Autoritetet pakistaneze nuk dinë asgjë të saktë as për identitetin apo përkatësinë e kidnapuesve.
Shefi i administratës i distriktit Loralai ku dy zviceranët janë grabitur ja deklaruar se forcat e sigurisë janë duke e vazhduar kërkimin me intensitet të pazvogëluar.
Dy të kidnapuarit po udhëtonin me një makinë kombi kur, më 1 korrik, gjatë një pushimi në një hotel, u grabitën. Një njoftim nga java e kaluar sipas të cilit ishte paraqitur grabitësi i tyre, një udhëheqës talibanësh, doli i rrejshëm.
Megjithatë, sipas gazetarit pakistanez Imtiaz Gul, në një deklaratë të dhënë për televizionin zviceran, dy pengjet duhet të jenë ose në duar të talibanëve pakistanezë ose të lëvizjes islamike të Uzbekistanit IMU. Por, ai favorizon më shumë këtë të fundit. Në rastin e IMU-së sipas Gul, nuk bëhet fjalë për motive politike por para së gjithash për para për mbijetesë.
Organizata të vetmin burim ekzistence ka kidnapimet, ka thënë Gul.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













