Lajme
Shtrenjtë dhe mund të mbetesh në aeroport
Abdulla Gashi nga Delemonti, kishte mbetur të dielën në aeroportin e Bazelit pa fluturuar fare për Prishtinë

600 franga ka qenë bileta më e lirë në dy drejtime, për Prishtinë, ndërsa 800 franga ajo më e shtrenjta, që janë shitur për bashkatdhetarët nga tour operatorët në Zvicër për ketë sezon pushimesh, që zyrtarisht ka nisur në fillim të korrikut.
Më e keqja mund të ju ndodhë të paguani dhe të mbeteni në aeroport pa udhëtuar fare.
Nëse i llogarisim në euro, kur frangu vazhdimisht është në rritje, atëherë udhëtimi për vendlindje ka kushtuar edhe shumë për xhepin e mërgimtarëve në Zvicër.
Në euro llogariten të kenë paguar rreth 500 euro deri 700 euro për një biletë, vajtje-ardhje…
I vetmi arsyetim për këto çmime të larta i agjencive të udhëtimit është se aeroplanët iu kthehen të zbrazët në Zvicër dhe duhet t’i mbulojnë shpenzimet.
Nga ana tjetër pa i llogaritur destinacionet nëpërmjet Vjenës, Lubjanës, Budapestit dhe Podgoricës, rreth 40 fluturime realizohen në javë gjatë sezonit të verës nga Zvicra për Prishtinë, duke përfshirë Gjenevën, Bernën, Cyrihun dhe Bazelin.
Kjo tregon se me gjithë çmimet e larta në sezon, është rritur numri i udhëtarëve që destinacion kanë Prishtinën…
3000 franga ka paguar Remzi Emini nga Prizreni udhëtimin për Prishtinë për 4 anëtarët e familjes.
“Biletat vazhdojnë të jenë të shtrenjta për Prishtinë, por dëshira e dy djemve të mi për të kaluar pushimet në Kosovë më ka shtyrë të harroj çmimin”, ka thënë Emini.
Ai thotë se pushimet vazhdimisht i bëjnë në Prizren me familjen dhe asnjëherë nuk kanë pasur mosmarrëveshje me fëmijët për të mos shkuar në Kosovë.
Edhe pse keni paguar shtrenjtë mund të ndodh të mbeteni pa fluturuar fare për Prishtinë, në njërin prej aeroporteve të Zvicrës.
Abdulla Gashi nga Delemonti, kishte mbetur të dielën në aeroportin e Bazelit pa fluturuar fare për Prishtinë, me arsyetimin e agjencisë ku kishte marrë biletën se ishte vonuar.
“Unë mbërrina në ora 11 në aeroport, e fluturimi ishte në ora 12 e 20 nga Bazeli për Cyrih. Më thanë të agjencisë “Airwings” që je vonë dhe është mbyllur terminali dhe u desht me u kthye pa udhëtuar fare në Kosovë. Ata kanë mundur me më lajmëruar por kjo nuk ka ndodhur”, ka bërë të ditur për Albinfo.ch, Abdulla Gashi.
Jo vetëm kaq, 61 vjeçarit i është premtuar nga e njëjta agjenci se të martën në Cyrih mund të fluturojë për Prishtinë, por i zhgënjyer ishte kthyer sërish në shtëpi ngase nuk kishte vend as prej Cyrihut, me një arsyetim tjetër se nuk pranohen biletat e Bazelit…
Pensionisti Gashi bashkë me bashkëshorten kishte udhëtuar kot nga Bazeli për Cyrih.
“Nuk jam i kënaqur me agjencitë tona. Mezi presin të vonoheni dhe ta shesin biletën pa u skuqur fare.
Tani më kanë thënë se të premten do të udhëtoj prej Bazelit”, është shprehur i zhgënjyer Gashi, se i ka humbur një javë pushim dhe është maltretuar pa nevojë.
Bashkim Tolaj nga Deçani
Edhe Bashkim Tolaj nga Deçani pohon të jenë të shtrenjta biletat për Prishtinë, por ai i arsyeton agjencitë e udhëtimit duke e llogaritur kohën e pushimeve të mërgimtarëve si të vetmen periudhë kur ato mund të fitojnë.
Për shkak të çmimeve të larta, ai me 5 anëtarë të familjes kishte vendosur të udhëtonte me veturë nëpërmjet Kroacisë.
“Jam prej 21 vitesh në Zvicër, kështu ka qenë gjithmonë në sezon, për këtë arsye unë me familje do të udhëtoj me veturë për Kosovë ngase me 5 anëtarë të familjes do të më kushtonte shumë aeroplani”, ka thënë Tolaj.
Edhe për Xhemajl Gashin nga Peja, udhëtimi me aeroplan është i shtrenjtë. Gashi me familje do të udhëtojë me veturë nëpërmjet Kroacisë, Malit të Zi drejt Kosovës.
”Mua me 5 anëtarë të familjes më kushton rreth 5000 euro udhëtimi me aeroplan për Prishtinë, kështu që shpenzimet me veturë janë shumë më të vogla por kuptohet fluturimi e ka komoditetin ndërsa udhëtimi me veturë është më i lodhshëm dhe të merr kohë me shumë”, ka thënë për albinfo.ch, Xhemajl Gashi .
Agjencitë e udhëtimit thonë se ky sezon dallon prej sezoneve të kaluara për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.
“Ky sezon ka më shumë udhëtarë që destinacion kanë Prishtinën. Kjo tregon në njërën anë se ne si komunitet jemi në rritje në Zvicër dhe në anën tjetër e kanë kuptuar si më racional dhe më komod udhëtimin me aeroplan”, ka thënë Besnik Sadrija nga KosovaReisen.
Si destinacion më i parapëlqyer turistik për mërgimtarët mbetet Ulqini dhe bregdeti shqiptar.
“Mërgimtarët udhëtojnë kryesisht në Kosovë mandej me familjarët e tyre pushojnë në bregdetin Shqiptar apo në atë të Malit të Zi”, thonë në Kosova Reisen.
Këtë sezon është rritur numri edhe i udhëtarëve për Shkup.
Bileta janë shitur prej 500 franga deri në 650, bëjnë të ditur agjencitë.
Për shkak të çmimeve të larta të fluturimeve, shumica e mërgimtarëve në Zvicër, si mjet udhëtimi kanë zgjedhur edhe autobusët, nëpërmjet Shqipërisë apo dhe Serbisë.
Një biletë në dy drejtime është shitur për 250 franga.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€