Lajme
Për tre muaji janë riatdhesuar 682 persona
Gjatë një viti kthehen afro 5000 persona, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme
Është takuar Bordi Ekzekutiv për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar ku u shqyrtuan 23 kërkesa të personave të riatdhesuar që kanë të bëjnë me ofrimin e ndihmës gjatë ri-integrimit të tyre, nga të cilat u aprovuan 21 kërkesa, konfrom kritereve të përfitimit nga Programi për Ri-integrim.
Në këtë takim të Bordit Ekzekutiv për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar është vendosur që të nënshkruhen marrëveshje mirëkuptimi në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave, që kanë të bëjnë me renovimin dhe ndërtimin e shtëpive të personave të riatdhesuar, konform kritereve për përfitim nga Programi.
Kurse, gjatë tre muajve të fundit në Kosovë janë kthyer 682 persona, kurse gjatë një viti kthehen afro 5000 persona, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas tyre sivjet, Kosova ka nënshkruar marrëveshje riatdhesimi me Slloveninë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun, Malin e Zi, si dhe Çekinë.
Ministria e Punëve të Brendshme është në proces të hartimit edhe të katër draft marrëveshjeve për riatdhesim me Kroacinë, Hungarinë, Finlandën, Letoninë dhe Suedinë.
Raportohet nga mediat kosovare se nisma për marrëveshje të këtilla janë dërguar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe në disa shtete tjera.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













