Bota
Sa është buxheti i BE-së?
Parlamenti Evropian i dha miratimin përfundimtar buxhetit të Bashkimit Evropian (BE) në vitin e ardhshëm, thuhet në një deklaratë të legjislativit evropian.
Deputetët vendosën që BE-ja të ketë më shumë fonde për mbështetje më të madhe për të rinjtë e papunë, fonde shtesë për iniciativa të rëndësishme për mbështetjen e NVM-ve, të infrastrukturës dhe transportit, projektet kërkimore dhe edukim.
Fondet buxhetore janë 157.86 miliardë dhe 134.49 miliardë kanë qenë kreditë buxhetore për pagesa.
Evrodeputetët në Bruksel pranuan planin financiar me 438 vota “për” dhe 194 “jo” e shtatë ishin “të përmbajtur”.Për vitin e ardhshëm janë dhënë 500 milionë euro më shumë në mbështetjen e të rinjve në gjetjen e punës. 200 milionë janë dhënë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Me mbi 11% ka rritje të buxhetit lidhur me migrimin dhe krizën e refugjatëve. Fondet do të përdoren nga shtetet anëtare për të lëvizur refugjatët, duke krijuar qendrat e pritjes, integrimin dhe kthimin e të huajve, të cilët nuk kanë të drejtë për të qëndruar në territorin e BE-së.
Një pjesë e fondeve do të drejtohen për forcimin e kufijve të Bashkimit dhe nismat antiterrorizmit.
Deputetët votuan që 728 milionë euro, do të destinohen për t’u marrë me migracionin, duke përfshirë 28 milionë euro më shumë të agjencisë së OKB-së për ndihmë ndaj refugjatëve palestinezë në Lindjen e Mesme (gjithsej 310 milionë euro) dhe tre milionë më shumë për të mbështetur bisedimet e paqes në Qipro (gjithsej 34.8 milionë).
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












