Lajme
Trepça planifikon punësimin e 172 minatorëve
Në Trepçë punojnë 1300 persona. Kjo kompani, produktet e veta është duke i shitur në Zvicër
Trepça, e cila pati rënë në zero për shkak të luftës dhe mungesës së investimeve, është duke u rikthyer në treg duke rritur prodhimin dhe investimet.
Për këtë qëllim ka paraparë punësimin e 172 minatorëve të rinj deri në fund të vitit.
Në këtë kompani punojnë rreth 1300 persona me pagë mesatare prej 450 eurove.
” Këtë gjashtëmujor kemi një trend pozitiv dhe një rritje prej së paku 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Për shkak të kësaj kemi paraparë punësimin e 172 minatorëve të rinj deri në fund të vitit. Punësim do të bëhet në dy faza”, ka bërë të ditur për mediet e vendit, drejtori gjeneral i Trepçës, Ferat Shala.
Sipas tij, kjo është hera e parë që nga vitit 1999 që kjo kompani merr punëtorë të rinj.
Trepça, produktet e veta është duke i shitur tek një kompani zvicerane.
Sipas drejtuesve të saj për momentin kompania shet vetëm koncentrat të plumbit dhe zinkut për shkak se sektori i metalurgjisë dhe i pasurimit të xeheve nuk janë duke funksionuar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










