Lajme
Clinton e Ashton kërkojnë marrëveshje të tjera Kosovë-Serbi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton kanë thënë se normalizimi i marrëdhënieve dhe krijimi i besimit përmes dialogut të Beogradit e Prishtinës hap të ardhmen evropiane për të dy palët.
“Marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë nën përkujdesjen e BE-së lehtësojnë dialogun dhe ky është hap i ndërsjellë, i dobishëm e pozitiv”, njofton Departamenti i Shteti. Clinton ka thënë se tani marrëveshjet duhet të zbatohen dhe sipas saj, duhet të vërehet një përparim më i madh sidomos në veri të Kosovës.
“Presim nga të dy palët të vazhdojnë punën e tyre të vështirë dhe të arrijnë marrëveshje praktike me qëllim të përmirësimit të jetës së përditshme të të gjithë njerëzve, normalizim të marrëdhënieve dhe kjo gjë të dy vendet do t’i afrojë tek aspirata e tyre evropiane”, citohet të ketë thënë Clinton.
Ndërkaq Ashton në konferencën për shtyp pas takimit me Hillary Clinton ka folur për takimin e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel. “Kemi biseduar për mundësitë që me negociatat vërtet dhe praktikisht të lehtësohet jeta për njerëzit në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













