Lajme
Nis ndërtimi i terminalit të ri në ANP “Adem Jashari”
Fillimi i këtij projekti paraqet fillimin e implementimit të kontratës nga konzorciumi Limak de Lyon, pas koncesionimit të ANP-së
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, shumë shpejt do ta ketë edhe një terminal të ri, i cili do të rrisë kapacitetet e tij dhe do të ofrojë kushte dhe shërbime më të mira për udhëtarët. Është vendosur gurthemeli për terminalin e ri, i cili sipas drejtuesve të ANP-së, do të jetë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Fillimi i këtij projekti, në fakt paraqet fillimin e implementimit të kontratës nga konzorciumi Limak de Lyon, pas koncesionimit të ANP-së për një periudhë prej 20 vjetësh. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin zyrtarët më të lartë të shtetit, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të tjerë të Qeverisë dhe institucioneve tjera, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, ambasadori i Francës, përfaqësuesi i Vakifbank, e cila e ka financuar këtë projekt dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike. Terminali i ri do të përfshijë një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë dhe do të ofrojë një shërbim më cilësor, ndërkaq është financuar nga banka turke Vakifbank, përfaqësuesi i së cilës ka thënë se janë akorduar 85 milionë euro për fillimin e ndërtimit të këtij projekti që e vënë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në mesin e aeroporteve moderne
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












