Lajme
Nis puna për reformimin e sistemit gjyqësor
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka nis punën për reformimin e sistemit gjyqësor të Kosovës, siç parashihet me Ligjin për Gjykata.
Në këtë ligj parashihet ndryshimi i funksioneve dhe emërtimit të gjykatave dhe në këtë kuadër është duke u punuar në hartimin e rregullores mbi organizimin e brendshëm të gjykatave, e cila rregullore do t’i dërgohet KGJK-së për miratim në shtator.
Me Ligjin për Gjykata nuk do të ketë më Gjykata për Kundërvajtje, Gjykata Komunale, Gjykata të Qarkut, Gjykatë Ekonomike, por sistemi gjyqësor në Kosovë do të organizohet në tri shkallë: shkalla e parë apo Gjykata Themelore, shkalla e dytë apo Gjykata e Apelit dhe shkalla e tretë apo Gjykata Supreme.
Ligji e obligon KGJK-në që deri në janar të vitit 2013 të bëjë këto ndryshime në emërtimin e gjykatave dhe funksionimin e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













