Lajme
Synohet që Fond i privatizimit të futet në buxhet
Deputetët kanë theksuar se në këtë mënyrë Qeveria po do ta financojë deficitin fiskal, shkruajnë mediat në Prishtinë
Një pjesë e parave nga Fondi i Privatizimit, sipas ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i cili ende është një draft, mund t’i alokohen qysh sivjet buxhetit të Kosovës.
Së pari rehatohen kreditorët, ndërkaq 75 për qind e fondeve të mbetura mund të shfrytëzohen si para publike.
Deputetët kanë theksuar se në këtë mënyrë Qeveria po do ta financojë deficitin fiskal, shkruajnë mediat në Prishtinë. Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit nuk pranojnë të flasin për këtë punë.
Nga ana tjetër, deri tani qeveria pas shumë tentativave për t’i kthyer këto para në Kosovë, pati hasur në kundërshtimet e ICO-së. Ndryshe nga herët e kaluara, Zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffie, thotë se këto ndryshime legjislative janë pjesë e reformës se Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












