Lajme
Marrëveshjet hyjnë në fuqi më 1 nëntor
Tahiri: "Nga kjo datë do të zbatohet ligji në gjithë territorin e Kosovës dhe do të eliminohen strukturat paralele"

Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se tri marrëveshjet e arritura në Bruksel do të fillojnë të implementohen që nga 1 nëntori i këtij viti.
Këto komente, Tahiri i bëri pas kthimit në Prishtinë nga Brukseli ku u pajtua për tri marrëveshje me palën serbe nga Beogradi, shkruan Radio Evropa e Lirë..
“Marrëveshjet fillojnë të zbatohen nga 1 nëntori i këtij viti. Nga kjo datë do të zbatohet ligji në gjithë territorin e Kosovës dhe do të eliminohen strukturat paralele, kurse qytetarët do të lëvizin lirshëm”, ka thënë Tahiri.
Ajo tha po ashtu se marrëveshjet e arritura të shtunën ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Të shtunën në Bruksel delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit janë pajtuar për tri marrëveshje, atë të lirisë së lëvizjes, librave amzë dhe njohjes së diplomave shkollore e universitare, sipas parimit të reciprocitetit.
Në mungesë në nënshkrimit të marrëveshjeve, garantues i zbatimit të tyre do të jetë Brukseli, i asistuar nga misioni i BE-së në Kosovë – EULEX.
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025” Kurorën e më të bukurës në Amerikë e “rrëmbeu” shqiptarja ...
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross”
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz