Lajme
Kosova, ardhmërinë përmes ekonomisë
Konferenca e ECIKS “Kosova – Ardhmëria përmes Ekonomisë” ka mbledhur më 28 qershor në Vjene një numer të madh kompanish dhe institucionesh

Mbi 150 pjesëmarrës kanë dëgjuar dhe kanë patur rastin të diskutojnë me Zëvendëskryeministren dhe ministren për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo në fjalën e saj ka insistuar që Qeveria e Kosovës ka një vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe vazhdon të ndjek një plan shumë ambicioz por të realizueshëm për ta bërë Kosovën më atraktive për investime dhe biznes. Konkretisht, ajo tha që Kosova ka për qëllim që deri në vitin 2014 të vleresohet si vendi më reformues, dhe si njëri nga 40 vendet më atraktive për biznes në „Doing Business Report “ të Bankës Botërore.
Konferenca, e mbajtur në Oden Ekonomike të Vjenës, është organizuar bashkarisht nga ECIKS, Ambasada e Kosovës në Austri dhe IDM, si dhe është përkrahur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Zukunftsforum.
Konferenca është hapur nga Ambasadori i Kosovës në Austri ,Sabri Kiqmari, dhe ka përfunduar me një panel diskutimesh, përfshirë Ish vice-kancelarin e Austrisë, Erhard Busek, deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, kryetarin e ECIKS, Kujtim Dobruna, drejtorin e Agjencise Austriake për zhvillim (ADA), Brigitte Öppinger-Walchshofer dhe përfaqësuesin e Ministrisë Austriake të Ekonomisë, Franz Wessig.
Paneli ka konkluduar që kosovarët janë të gatshëm dhe të interesuar për ta zhvilluar vendin e tyre, përderisa ekonomia mbetet elementi kryesor i këtij zhvillimi. Panelistët u pajtuan që një rol te rëndësishem në këtë zhvillim luan edhe politika, dhe e ftuan Bashkimin Evropian që ta perkrahin më shumë zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke krijuar kushtet për levizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, perfshirë këtu liberalizimin e vizave, lehtësimin e eksporteve nga Kosova dhe menjanimin e dallimeve te shteteve anëtare për statusin e Kosovës.
Konferenca është mbyllur me pjesemarrjen e publikut në një sesion pyetje-pergjigje, dhe me një pritje te organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës ne Vjenë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025” Kurorën e më të bukurës në Amerikë e “rrëmbeu” shqiptarja ...
-
SHBA: Vlora Gjeka nderohet me medaljen “Police Combat Cross”
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz