Lajme
Në Dibër tubohen më shumë se 500 artistë shqiptarë
Artistët shqiptarë nga të gjitha trevat të përfaqësuar në 19 grupe konkurrojnë në tri netët e festivalit, një prej të cilave u zhvillua në Dibër të Madhe
Në Dibrën e Madhe ka nisur festivali i 22-të i Odës së Dibrane. Në natën e parë performuan shtatë grupe dhe festivali do të zgjasë tri ditë, shkruan albinfo.ch.
Artistët shqiptarë nga të gjitha trevat të përfaqësuar në 19 grupe konkurrojnë në tri netët e festivalit, një prej të cilave u zhvillua në Dibër të Madhe. Dy të tjerat vijojnë në Bashkinë e Dibrës në Shqipëri.
Dy kryetarët, ai i Komunës Dibër e Madhe, Rruzhdi Lata dhe ai i Bashkisë Dibër, Muharem Rama u uruan mirëseardhjen artistëve nga të gjitha trevat shqiptare.
Ky festival, ndër më jetëgjatët e llojit të tij, është në edicionin e 22-të. “E veçanta është që për të tretin vit organizohet edhe në Dibër të Madhe, që do të thotë se ne ende mendojmë njësoj”, thotë Veli Vraniçi, drejtori i Festivalit Oda Dibrane.
Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare, ku bëheshin kuvende, ceremoni në raste gëzimesh e fatkeqësish, ku shpalosej mençuria dhe urtësia e këtij populli. Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga apo niste gjëma, ku pritej e përcillej miku i shtëpisë, ku përdoreshin fjalë të urta dhe dialogu alegorik.
Në këtë “Odë”, fjala kishte peshë shumë të rëndë. Jo më kot thuhej se: kur të shkosh në “Odën e Dibrës” duhet të marrësh me vete ‘një metër, një kandar dhe një thikë me dy presa’.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











