Lajme
Më shumë aksidente në Kosovë
Janar-maj 2011 është shënuar ngritje e aksidenteve, ku vetëm këtë vit janë shënuar 6603 aksidente
Policia e Kosovës raporton se ka ngritje të numrit të aksidenteve në komunikacion në rrugët e Kosovës. Sipas autoriteteve të rendit, ka shënuar rënie numri i aksidenteve me fatalitet.
Ata thonë se gjatë vitit 2011 kanë vdekur 55 persona në aksidente komunikacioni, derisa 13 prej tyre kanë qenë këmbësorë.
Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i ka thënë Radio Evropës së Lirë se Policia e Kosovë në kuadër të planit strategjik zhvillimor 2011- 2015 ka paraparë që numri i aksidenteve të jetë sa më i vogël, duke hartuar plane për këtë çështje, derisa, sipas tij, kjo ka rezultuar me sukses.
Sipas policisë, nëse bëhet krahasimi i periudhës kohore janar-maj 2010 me atë janar-maj 2011 është shënuar ngritje e aksidenteve, ku vetëm këtë vit janë shënuar 6603 aksidente.
Ndërkaq, sa i përket këmbësorëve, 13 njerëz kanë vdekur si pasojë e goditjes nga automjetet në trotuaret e rrugëve. Policia thotë se krahasuar me vitin e kaluar, ka rënie të personave që kanë humbur jetën si këmbësorë.
Në bazë të dhënave të policisë nëse krahasohet me vitin e kaluar, ka një rënie prej rreth 50 për qind, pasi që vitin e kaluar kanë vdekur 24 njerëz në periudhën e njëjtë janar-maj.
Ekspertët e shkencave të komunikacionit, thonë se shkaktarët që ndikojnë në aksidente të komunikacionit janë të shumtë. E, përgjegjësi kryesor është faktori njeri, duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit. Rregullat që janë të obligueshme të respektohen..
Edhe qytetarët të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë mendojnë se deri tek aksidentet ndikojnë shumë faktorë, por kryesor, sipas tyre, është marrja e patentë-shoferit në autoshkollat private në mënyrë shumë të lehtë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













