Lajme
Më shumë fluturime nga Gjermania për në Prishtinë
Kompania Germanwings do të ketë 14 fluturime në javë nga pika të ndryshme të Gjermanisë drejt Prishtinës
Më 1 nëntor 2011 kompania gjermane e aviacionit Germanwings shton numrin e fluturimeve të saj për në Prishtinë. Ky zgjerim vjen si rezultat i bashkëpunimit të saj me kompaninë Kosova Airlines.
14 herë në javë do të ketë fluturime, siç thuhet, me çmime të volitshme, nga pika të ndryshme të Gjermanisë drejt Prishtinës dhe pritet një vëllim udhëtarësh prej 200 mijë në vit, shkruan portali austrianwings.at.
Me planin e ardhshëm dimëror të fluturimeve do të bëhen tri fluturime në javë nga Shtutgarti, Dyseldorfi dhe Munihu si dhe nga një herë në javë nga aeroportet e Hamburgut, Këln/Bonit, Frankfurtit, Berlin-Schönefeldit dhe Hanoverit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











