Kultura
„Swikos 2016“, vjen me edicionin e dhjetë jubilar
Të premten, më 18 nëntor, në Bazel hapet edicioni i 10-të i festivalit të filmit të shkurtër ‘Swikos 2016”.
Në këtë edicion jubilar do të shfaqen filma të shkurtër nga 14 shtete, kështu që Kosova tani e tutje do të jetë konkurrente në film së bashku me 14 shtete të tjera, e jo vetëm me filmat zviceranë dhe gjermanë.
Drejtori i festivalit, Florim Brajshori, ka thënë për albinfo.ch se kanë bërë të gjitha përgatitjet që të premten në Bazel të hapen perdet e festivalit jubilar, por që nuk ka qenë lehtë të përzgjidhen 14 filma nga 14 shtete.
“Jemi në fazën e filmave ku nuk konkurrojnë vetëm dy shtete, por 14 shtete, çdo shtet përfaqësohet me një film, edhe statuja, siç e keni parë, ka marrë formën ndryshe dhe çdo gjë është ndryshe. Interesim të madh kanë shfaqur edhe mediat e huaja dhe sponsorë që na janë bashkangjitur me dëshirën e tyre, duke na mundësuar që të kemi buxhet dhe komoditet që të sjellim cilësi të lartë”, tha për albinfo.ch Florim Brajshori.
Për dy ditë rresht do të prezantohen 14 projekte filmike në Bazel, ndërsa çmimet do të ndahen nga një juri që e përfaqësojnë edhe regjisorë që kanë bërë filma edhe në Hollivud.
Filmi nga Kosova “1 Euro”, me regji të Burim Ilazit dhe filmi nga Shqipëria, “The Conversation”, nga Gledis Bica, do të jenë pjesë e konkurrimit për filmin më të mirë të shkurtër, aktorin më të mirë, kamerën më të mirë, montazhin më të mirë dhe regjinë më të mirë.
Filmi “Shok”, në regji të Jamie Donoughe, mori çmimin si filmi më i mirë në edicionin e nëntë të këtij festivali si dhe atë për kamerën më të mirë, të cilin e ndau me filmin “Një pikë gjaku”, në regji të Bekim Gurit. Po ky film ka marrë edhe çmimin për montazhin më të mirë.
Festivali i filmit “SWIKOS 2016” do të mbahet në Scala Basel, Freistrasse 89, 4051 Basel, duke filluar nga ora 18:30.
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë