Lajme
Maqedonia me rrezik të lartë në trafikimin e njerëzve
Maqedonia është burim, tranzit dhe destinacion për femra dhe fëmijë, subjekte të trafikimit, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rradhitur Maqedoninë në vendet me rrezik të lartë në trafikimin e qënieve njerëzore.
Në raportin vjetor për trafikimin e qënieve njerëzore theksohet se qeveria e Maqedonisë nuk ka vepruar në pajtueshmëri të plotë me minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit, prandaj Maqedonisë i rekomandohet që të hetojë dhe të ndjekë më ashpër trafikantët.
Edhe Shqipëria nuk qëndron më mirë.. Shqipëria thuhet se është një vend-burim për trafikimin e burrave, grave për dhe fëmijëve që detyrohen të kërkojnë lëmoshë.
Në raport thuhet se viktimat e Shqipërisë së trafikimit ndahen në dy grupe, ato që detyrohen të bëjnë punë të detyruar dhe për shfrytëzim seksual brenda Shqipërisë, por edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Evropën Perëndimore.
Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikimin e Njerëzve për vitin 2011, përfshihen 180 vende dhe në të vlerësohet puna që bëjnë qeveritë e këtyre vendeve në përpjekje për të luftuar trafikimin e njerëzve
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











