Lajme
Serbia dhe Maqedonia kryesojnë listën e azilkërkuesve në Belgjikë
Shqipëria krahasuar me këto dy vende paraqitet me shifra simbolike të kërkesave, ndërsa njohja nga autoritetet belge e kërkesave për azil për shqiptarët ka qenë zero.
Rritja e numrit të kthimeve të shtetasve shqiptarë nga territori belg në muajin maj ka shqetësuar autoritetet e këtij shteti të cilët kanë ndërmarrë një turne sensibilizues në Shqipëri.
Katy Verzelen, funksionare e lartë e Imigracionit në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërise së Belgjikës ka qenë të hënën në qytetin e Kukësit ku në një takim me gazetarë vendorë ka shprehur shqetësimin se edhe nga Shqipëria janë vërejtur raste të kerkesave për azil, megjithëse ato kanë qenë të pakta në numër, krahasuar me Maqedoninë dhe Serbinë.
“Shqiperia nuk është si Serbia dhe Maqedonia persa i përket rasteve të kërkesave për azil, megjithatë edhe nga ky shtet ka pasur persona të cilët kanë kërkuar azili, por njohja nga autoritetet e shtetit belg ka qenë zero”, deklaroi Verzelen.
Funksionarja e Lartë e Imigracionit në Mbretërinë e Belgjikës ka shprehur shqetësimin se në muajin maj janë verejtur një numer në rritje i kthimit të shqiptarëve nga kufiri belg për mos zbatimin e rregullave per të udhetuar në zonën Shengen.
“Në muajin maj kemi një fluks në rritje të numrit të shqiptarëve që janë kthyer duke mos u lejuar që të hyjnë në territorin e Belgjikës pasi nuk kanë zbatuar rregullat për udhëtimin në zonën Shengen ku disa prej tyre pasi kanë rezervuar hotelet i kanë anuluar. Ky veprim është anashkalim i procedurave”, sqaroi në vijim Katy Verzelen.
Zyrtarja belge tha se shqiptarët kanë imazh të gabuar per procedurat e azilit në Belgjikë.
“Në momentin që depozitojnë kërkesën për azil, shqiptarët mendojnë se do u jepet shtëpi, para, madje ka nga ata që mendojnë se u takon edhe veturë ”, tha Verzelen.
Sipas saj, kthimet vullnetare nga Belgjika do të asistohen nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin. Por edhe me këtë rast, ajo thotë se disa kërkojnë të perfitojnë nga keto organizata.
”Belgjika pas heqjes së vizave per vendet e Ballkanit Përendimor i ka hequr këto ndihma financiare të quajtura ndryshe ‘IOM Shoping’ për të kthyerit në mënyrë vullnetare”, theksoi Katy Verzelen. Pyetjes së gazetarëve se nëse rrezikon Serbia dhe Maqedonia kthimin e regjimit të vizave Katy Verzelen është pergjigjur: “Në qoftë se do të ketë rritje të numrit të azilkërkuesve nga keto dy shtete, natyrisht që do të rishikohet qëndrimi ndaj tyre”.
Zyrtarja e Lartë e Imigracionit të Belgjikës nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjes se kur Kosova do të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, pasi sipas saj kjo është një çeshtje që i përket politikës, pikërisht Bashkimit Evropian.
Pa pergjigje ka mbetur edhe pyetja se pse Shqipëria nuk ka të drejtë të pajisë shtetasit nga Kosova me pasaportë shqiptare, nderkohë që Rumania si vend anëtar i BE-së pajisë me pasaporta rumune shtetasit e Moldavisë.
“Nuk kam informacion lidhur me atë se çfarë pyesni ju. Kjo është një çeshtje që i përket politikes”, deklaroi Katy Verzelen.
Ajo ka bërë të ditur se 155 persona nga Shqipëria nuk janë lejuar të hyjën në kufirin belg që nga liberalizimi i vizave me 15 dhjetor të vitit kaluar.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










