Sport

Aroni dhe Derian Joni ende pa shtesa për fëmijë

Në mes nënës së tyre shqiptare dhe futbollistit Hakan Yakin, thuhet se është shkaktuar një zënkë në lidhje me shtesat e fëmijëve

Më 21 gusht të këtij viti, bineqët me flokë të gjatë, Derian Joni dhe Aroni do t`i mbushin nga tre vjet. Janë këta bijtë e futbollistit të njohur zviceran Hakan Yakin (34) dhe nënës shqiptare Vjosa Jusufi (26).

Ajo e ka vendosur fotografinë e fëmijëve në ueb faqen e saj të rrjetit social „Facebook“. Në foton e saj, ajo duket sikur është duke ëndërruar. Në përditshmërinë e saj, fotoja e tillë është një realitet.

Sipas informatave nga mediat zvicerane, në mes të saj dhe futbollistit Hakan Yakin, është shkaktuar një zënkë në lidhje me shtesat e fëmijëve, të cilat është duke i shfrytëzuar Yakin. është kjo një shumë prej 400 frangash zvicerane në muaj, nga 200 për çdo fëmijë e të cilat jepen nga arka e kompensimit e Kantonit të Lucernit, ndërsa të paguara nga kluni futbollistik i tij.

Pas kurreshtjes së gazetës „Blick“ nëse ky lajm është i vërtetë, në pyetjen drejtuar zëdhënësit të klubit Stefan Bucher, ai ka deklaruar se të dhëna private të lojtarëve nuk mund të japë.

Por, sipas tij, pas një revizioni në klubin e FC Luzern, të gjitha gjërat janë duke shkuar në mënyrë korrekte, e kjo do të thotë se ekipi i paguan Yakinit 400 franga në muaj për dy bineqët.

Por, kjo shumë nuk shkon në konton e nënës së bineqve e cila e ka të drejtën për t`i rritur fëmijët. Në raste normale, këto të holla i merr pjesa që ka pagë më të madhe e në këtë rast, ky është futbollisti Hakan Yakin.

Pyetjes së parashtruar Vjosës, nëse shtesat e fëmijëve i pranon ajo, shqiptarja i përgjigjet shkurt: «Jo». Ndërsa rreth pyetjes lidhur me pagesën e alimenteve, ajo shton: «Lidhur me këtë çështje nuk dua të jap informata».

Sipas ueb faqes së saj të vendosur në „Facebook“, nëna e re shqiptare studion në shkollën «Mode Design Schule» në Cyrih, ndërsa jeton në Bazel. Është e qartë se sutdentes do t`i nevojiteshin për së tepërmi shtesat e fëmijëve.

Lidhur me këto akuza, futbollisti zviceran nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Të përkujtojmë se lindja e bineqve në gusht të vitit 2008, nuk kishte kaluar në heshtje. Gjithçka kishte filluar me një titull sensacional të gazetës „Blick“ të datës 27 shkurt 2009: «Një goditje, dy shënime – Akuzë për njohjen e atësisë ndaj Hakan Yakin».

Në atë kohë, Vjosa kishte bërë publik lajmin se bineqët janë të Hakan Yakinit. Më 15 prill të vitit 2009, një gjë e tillë u vërtetua me 99,99 për qind.

Aroni dhe Derian Joni janë fëmija i dytë dhe i tretë i Yakinit. Nga lidhja më e hershme e tij me zviceranen Tanja Fuchs, ai ka edhe një fëmijë me emrin Sheyla (7), ndërsa me partneren e saj të tanishme ai ka djalin e tij një vjeç e gjysmë, Diego.