Lajme
Policia përleshet me besimtarët myslimanë
Eskalon protesta e besimtarëve islam në kërkesën e tyre për ndarjen e hapësirës për ndërtimin e xhamisë
Policia, që herën e kaluar u përkujdes që falja e xhumasë të shkonte pa u penguar, kësaj radhe, ka provuar që t’i largoj nga rruga ata.
Veprimet e policisë kanë ngjallur reagimin e pjesëmarrësve. Pas përplasjeve, dy persona janë arrestuar, ka konfirmuar Lëvizja “Bashkimi”, ndërsa është tentuar që të arrestohet edhe pjesëtari i kësaj lëvizjeje, Fuad Ramiqi, por ka arritur tu shmanget pjesëtarëve të policisë.
Pjesëtarë të shumtë të policisë, përfshirë edhe njësitet speciale ishin aty, ndryshe nga hera e kaluar kur falja e xhumasë, kaloi qetë.
Para eskalimit të situatës, Fuad Ramiqi, ka përsëritur kërkesat drejtuar institucioneve dhe komunës së Prishtinës, për ndarjen e hapësirës, ndërsa u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të jenë qetë.
Kjo është java e dytë, që Lëvizja Bashkimi, me organizata të tjera, falin xhumanë në rrugë në shenjë proteste, para Xhamisë së Çarshisë, duke kërkuar ndarjen e hapësirës në qendër të Prishtinës, për ndërtimin e xhamisë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions








