Lajme
Tarifa të reja për importim të veturave të vjetra
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për aplikimin e normës së tatimit të Akcizës në vetura

Zëvendësministri i Financave i Kosovës, Ramadan Avdiu ka thënë se kjo do t’u ndihmojë qytetarëve që të kenë vetura me nivel më të lartë sigurie.
“Jemi të bindur se masat e propozuara janë shumë të favorshme për shtresën më të madhe të qytetarëve të Kosovës dhe do t’u mundësojë të kenë vetura me çmim më të ulët dhe me nivel më të lartë sigurie”, ka thënë Avdiu.
Sipas tij me këtë rast Ministria ka vepruar sipas kërkesave ligjore.
Sipas këtij vendimi, për veturat deri në 2000 kubikë norma e tatimit të akcizës do të jetë: Veturat e reja të paregjistruara do të jenë të liruara nga tatimi i akcizës, veturat deri në 8 vjet do të jenë 500 euro, 9 vjet do të jenë 700 euro, 10 vjet 800 euro, 11 vjet do të jetë 900 euro, 12 vjet 1000 euro, 13 vjet do të jetë 1100 euro.
Për veturat prej vitit 2001 deri në 3000 kubikë norma e tatimit të akcizës do të jetë: për veturat e reja të paregjistruara dhe ato deri në tetë vjet të amortizuara do të jetë 500 euro, 9 vjet do të jetë 700 euro, 10 vjet 900 euro, 11 vjet 110 euro, 12 vjet 1300 euro, 13 vjet 1500 euro.
Për veturat me fuqi motori mbi 3000 kubikë, norma e akcizës do të jetë: Për veturat e reja të paregjistruara dhe ato deri në 8 vjet të amortizuara 1000 euro, 9 vjet 1500 euro, 10 vjet 1800 euro, 11 vjet 2100 euro, 12 vjet 240 euro dhe 12 vjet 2700 euro.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz