Kultura
Berisha, shënon pesë gola në një ndeshje
Mërgim Berisha ka shënuar pesë gola për të rinjtë e Red Bull Salzburg në fitoren prej 8:1 kundër Kairat Almati
Mërgim Berisha është njëri nga sulmuesit shqiptarë më në formë. Ai ka shënuar shumë gola si në Austri, e po ashtu edhe në garat evropiane, shkruan albinfo.ch.
Berisha është kthyer shumë shpejt në një emër shumë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Ndonëse futbollisti 18 vjeçar luan me ekipin e dytë të Red Bull Salzburg dhe akoma nuk ka pasur mundësinë të shkëlqejë në elitën e futbollit austriak, me ekipin U-19 ai po mahnit të gjithë në pjesëmarrjen e kësaj skuadre në Ligën e Kampioneve për akademitë, UEFA Youth League.
Të mërkurën, skuadra e të rinjve të Red Bull Salcburg është ndeshur me Kairat Almati në raundin e dytë kualifikues të këtij aktiviteti dhe Berisha është siguruar që ekipi i tij të priste biletën për në rrethin tjetër që në ndeshjen e parë. Salzburg fitoi me shifrat 8:1 dhe sulmuesi i ri ishte autor i pesë golave në këtë ndeshje.
Kësisoj, Berisha çoi në 7 numrin e golave të shënuar në vetëm dy ndeshje në të cilat është aktivizuar në këtë turne, ku është kthyer menjëherë në një prej golashënuesve më të spikatur.
Futbollisti nuk ka luajtur ende me asnjë kombëtare, por mendohet që ka marrë ftesa si nga Shqipëria e Kosova, ashtu edhe nga Austria.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









