Lajme
Buja: Testi i maturës më i mirë se në rajon
Për kritikat nga partitë politike opozitare rreth testit të maturës Buja ka thënë se ai është më i miri në rajon
Ministria e Arsimit, duke folur për Universitetin e Prizrenit, i cili nuk i plotëson as kushtet elementare për studime, ka thënë se këtë universitet e ka gjetur me probleme, ku disa prej këtyre problemeve janë larguar dhe pritet që të ofrohen kushte edhe më të mira.
Ndërkaq për kritikat që kanë ardhur nga partitë politike opozitare në adresë së kësaj ministrie për testin e maturës, i pari i ministrisë ka deklaruar se është detyrë e tyre të kritikojnë, por testi i maturës është real dhe kjo bën të jetë i dëshiruar nëse krahasohemi me vendet e rajonit.
Ministria e Arsimit ka shpalosur punën 100-ditëshe të saj, ku ka thënë se ka bërë punë të suksesshme, duke u bazuar në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011 – 2016. Me këtë rast, ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore ka përfunduar edhe drafti i katërt i Kornizës së Kurrikulit të Kosovës. Buja ka folur edhe për Ligjin e arsimit të lartë, ku, sipas tij, ky ligj ka shkuar në Qeveri dhe pritet të procedohet në Kuvend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht












