Lajme
66 vjet burgim për kontrabandistët e rastit “Tisa”
7 kosovarë janë shpallur fajtorë nga një Gjykatë e Prishtinës për veprën penale të kontrabandimit me njerëz
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shqiptuar dënimin me 66 vjet heqje lirie për 7 kontrabandistët, në rastin e njohur si “Tisa”.
Shpëtim Ademajt i është shqiptuar dënimi prej 17 vjetësh burgim, si dhe 200 mijë euro gjobë; Avni Hajdari – 19 vjet burg dhe 250 mijë gjobë; Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të mbajnë nga 8 vjet; Fatmir Pajaziti – 7 vjet; Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim – me kusht dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim, njofton gazeta Express. Familjarët e viktimave thanë se edhe dënimi me burgim të përjetshëm nuk ua kthen të dashurit, që u mbytën në lumin Tisa, derisa po përpiqeshin të kalonin me barkë përmes lumit Tisa për të arritur nga Serbia për në Hungari, e për të vazhduar pastaj në vendet tjera evropiane.
Kurse Bajram Tmava, avokat mbrojtës i Avni Hajdarit, tha se dënimet janë shumë të rënda dhe fajësoi Evropën se nuk ua ka mundësuar shqiptarëve të udhëtojnë lirshëm në vendet evropiane.
Sipas aktakuzës që ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin pësuar derisa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë. Derisa kishin qenë duke kaluar me barkë, ajo sipas aktakuzës ishte përmbysur, ndërsa nga 18 persona, vetëm tre kanë mbijetuar.
Grupi ishte zbuluar pas tragjedisë, të cilës i ka shpëtuar vetëm Blerim Rama me dy fëmijët e tij.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












