Lajme
Del Ponte nuk është ftuar në hetime
Del Ponte ka qenë e befasuar nga informata për formimin e ekipit dhe konkursin për zgjedhje të ekipit të ri shtatanëtarësh
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, deklaroi se askush me të nuk ka kontaktuar lidhur me formimin e ekipit të ri nën ombrellën e EULEX-it i cili do t’i hulumtojë informatat për trafikim me organe të njerëzve në Kosovë.
Sipas gazetës “Blic”, Del Ponte ka qenë e befasuar nga informata për formimin e ekipit dhe konkurs për zgjedhje të ekipit të ri shtatanëtarësh.
“Nuk di asgjë për këtë, por duhet të presim të shohim se çka do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme”, tha Del Ponte dhe theksoi se ajo “çdo herë” është e gatshme të ndërmarrë hetimin.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviç, ka deklaruar se procesi do të zhvillohet nën juridiksionin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, për shkak se Brukseli nuk mund të ketë juridiksion në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











